United Hospital

Shaqiri: Jam gati!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Xherdan Shaqiri ndjehet 100 për qind i gatshëm dhe gati për ta ndihmuar Liverpoolin me pjesën më të vështirë të sezonit.

Ai nuk ka qenë i disponueshëm për një kohë për shkak të problemeve me kyçin e këmbës, por shqiptari u rikthye në fillim të dhjetorit duke startuar për herë të parë në një ndeshje në sezonin 2019/20.

90 minuta të mrekullueshëm kundër Everton, u shpërblyen me gol – Shaqa shënoi në fitoren 5-2 të Redsave.

Sfida e radhës është të shtunën kundër Watford dhe Xherdan Shaqiri është gati për sfidat e radhës.

United Hospital

“Jam 100 për qind i gatshëm. Më duhej një apo dy javë për t’u stërvitur, jam mirë dhe i lumtur – ndihem mirë kështu që jam gati”., shtoi ai.

“Ndihem mirë, në formë dhe mendoj se e patë kundër Evertonit. Jam i lumtur që luajta dhe pata minuta sepse kam qëndruar jashtë për një kohë”.

“Isha i entuziazmuar që luajta nga fillimi dhe për këtë doja të bëja paraqitje të mirë. Është e mrekullueshme të kthehem me gol në derbi, diçka që s’do ta harrojë”. “Tani jam duke shikuar përpara për ndeshjet e radhës. Ndihem mirë dhe shpresoj të luaj më shumë”, deklaroi Shaqiri në një intervistë për Liverpool TV. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.