Shaqiri: Ja pse e zgjodha Interin
Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, në një intervistë për SRF-në e Zvicrës ka treguar arsyen pse ka zgjedhur Interin dhe se ku do ta përfundojë karrierën.“Pse zgjodha zikaltërit? Sepse ky klub më dha perspektivat më të mira me një trajner të nivelit të lartë. Këtu ka një projekt të madh dhe ne duam ta çojmë Interin atje ku e ka vendin. Unë dua të jap kontributin tim”, tha fillimisht mesfushori shqiptar.
“Më mirë Milan apo Munih? Milan. Inter nuk do të jetë në nivelin e Bayernit, por unë jam këtu për ta çuar këtë skuadër në sukseset e së shkuarës. Do të qëndroj këtu për t’ia arritur qëllimit”, theksoi Shaqiri.
“Ku dua ta mbyll karrierën? Në Basel, do të kthehem me siguri”, ka përfunduar superylli shqiptar. /Telegrafi


