FIDANISHTJA

Shaqiri i zhgënjyer me Guardiolan, nuk flet për të ardhmen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Xherdan Shaqiri e ka pranuar se është i zhgënjyer me Pep Guardiolan, i cili nuk e inkuadroi si titullar në ndeshjen ndaj Wolfsburgut. Por, ylli kosovar nuk ka dashur të flas për të ardhmen. Juventus dhe Atletico Madrid janë gati ta transferojnë reprezentuesin zviceran.

Xherdan Shaqiri ka shpërthyer. Ylli kosovar ka shprehur pakënaqësinë ndaj trajnerit Pep Guardioal, i cili nuk e inkuadroi si tiullar në ndeshjen ndaj Wolfsburgut.

Reprezentuesi zviceran, në këtë ndeshje, është inkuadruar në minutën e 62-të në vend të Mario Gotzes. Por, kjo nuk i ka mjaftuar ish mesfushorit të Baselit.

Hidromorava

“Trajneri ka vendosur kështu, ju duhet të pranoni. Më duhet ta pranoj këtë vendim, edhe pse nuk mund ta fsheh që jam i zhgënjyer që nuk isha pjesë e formacionit titullar” ka deklaruar Shaqiri, raporton Blick.

Por, mesfushori me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit nuk ka dashur të flas rreth të ardhmes. “Nuk dua të flas për transferim, mjaft është thënë deri tani. Unë dua të përgjigjem vetëm në lidhje me lojën”, ka theksuar ai.

Shaqiri ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016, por gjatë kësaj vere ka gjasa të ik te ndonjë klub tjetër. Juventus dhe Atletico Madrid janë gati ta transferojnë reprezentuesin zviceran.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.