Mobi Casa

Shaqiri i përgjigjet tifozes: Gjilani, djep i futbollit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është shprehur krenar me prejardhjen e tij nga Gjilani, duke i kthyer përgjigje një tifozeje kosovare e cila pyeste në Twitter se a është Gjilani djep i futbollit në Kosovë.

Sezoni 2019/20 jo vetëm që e bëri Xherdan Shaqirin kampion të Anglisë me Liverpoolin, por edhe klubi nga vendlindja e tij, Drita, e fitoi titullin e Superligës së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Përveç Dritës, edhe klubi tjetër nga i njëjti vend, SC Gjilani, arriti suksese këtë vit, duke e siguruar daljen në Evropës përmes pozitës si nënkampion i ligës.

FIDANISHTJA

Këto sukese të dy klubeve nga Gjilani e shtynë një tifoze të pyes nëse Gjilani është djepi i futbollit, pyetje kjo ndaj së cilës dha përgjigje vetë Shaqiri.

“Vendlindja ime, Gjilani (vendlindja edhe e Xherdan Shaqirit) i ka dy klube të futbollit: Dritën dhe Gjilanin. Ato e mbyllën sezonin në pozitën e parë dhe të dytë dhe do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare. A mund ta quaj qytetin tim djep të futbollit apo është ende herët”, shkroi Flaka Ismaili në Twitter.

Ndaj pyetjes së saj u përgjigj Shaqiri, i cili shkroi: “Mundesh, 06”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.