Eko Higjiena

Shaqiri i hapur për Ligën Premier

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, është i hapur që të kalojë në Ligën Premier.Futbollisti shqiptar nuk ka shumë minutazh nën drejtimin e Pep Guardiola, pasi spanjolli preferon ta angazhojë Thiago Alcantaran.

“Është e qartë se nuk mund të vazhdoj kështu. Nëse asgjë nuk ndryshon, duhet t’i bëj vet disa ndryshime”.

“Dua të luaj në ndeshjet e rëndësishme dhe jo vetëm në Bundesliga. Nuk dua ta kaloj edhe një vit kështu”, ka thënë 22-vjeçari për 20 Minuten.

UBT

Liverpooli është klubi anglez që ka shprehur interesim për Shaqirin.

“Anglia është një opsion. Nëse largohem nga Bayerni, do të luaj për një klub të huaj (jashtë Gjermanisë). Por duhet të jetë një klub që sfidon për titull”, është shprehur mesfushori. /Telegrafi/