Shaqiri: I dua shumë këpucët, i kam mbi 30 palë!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

“I dua shumë këpucët. Në këtë punë jam pothuaj si femrat…”, pranon Xherdani. „Vajza e ëndrrave të mia duhet të më pushtojë me karakterin e saj”, thotë Xherdan Shaqiri. “Femrat si Eva Mendez ose Megan Fox nuk do t`i refuzoja”, ka shtuar ai. Por megjithatë, ylli i ri i futbollit thotë se pamja për të është në rend të dytë.

“Më e rëndësishmja për mua është që ajo ta dojë Xherdanin dhe jo Shaqirin”, ka thënë futbollisti duke u shprehur kundër asaj që ta duan si yll futbolli e jo si njeri.

Mobi Casa

Ai “ankohet” se ka shumë oferta nga vajzat në Munih e gjetiu dhe se gjithmonë i dërgojnë pusulla me numra telefoni, shkruan merkur.de. Por ai (ende) nuk mund të lëshohet në këto gjëra.

Xherdani pranion një gjë: “I dua shumë këpucët. Në këtë punë jam pothuaj si femrat. I kam më shumë se 30 palë këpucë./albinfo/