Mobi Casa

Shaqiri hesht kritikët

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Xherdan Shaqiri tashmë është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për Liverpoolin e Jurgen Kloppit. Strategu gjerman bëri një lëvizje të mençur kur e transferoi Xherdan Shaqirin te klubi anglez për 13.5 milionë funte nga Stoke City gjatë verës, shkruan “Sky Sports”. Kualiteti i futbollisti shqiptar, i kombinuar me përvojën në Premierligë bëjnë që ai të jetë një ujdi e leverdishme, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Ai ka shpejtësi dhe aftësi, e ka arrogancën e duhur në fushën e futbollit, ka trimëri për të kërkuar topin dhe për t’i ndryshuar gjërat. Ai është një njeri që e bën diferencën e madhe në skuadër sepse ai mund të përshtatet në shumë pozita në sistemin tonë”, është shprehur Klopp. Gjermani e kishte vëzhguar Shaqirin që prej shpërthimit të tij te Baseli dhe nuk hezitoi fare për ta sjellë në “Anfield”, pavarësisht se kishte zëra dyshues.

Talenti i Shaqirit nuk vihej në dyshim, por çfarë mund të themi për normën e tij të punës? A do të mundë t’i plotësonte kërkesat e Kloppit ashtu siç kishte pasur vazhdueshmërinë te Stoke?

A do të mundë të arrinte të bëhej pjesë e ekipit të Liverpoolit? Këto dyshime kishin rrethuar Shaqirin në javët e para te gjigandi anglez. Shaqiri nuk u paraqit si titullar për Liverpoolin deri në shtator në takimin ndaj Southampton, derisa luajti një rol kyç në dy golat e ekipit të tij, por u zëvendësua në pjesën e dytë nga James Milner. “Nuk ishte e lehtë që të jem i sinqertë. Është puna ime të informoj për lajmin e keq që askush s’dëshiron ta marrë. Kështu ishte puna në pjesën e parë, por ai është një djalë fantastik. Problemi i vetëm ishte ana mbrojtëse”, është shprehur Klopp. Shaqiri ende po adaptohej në stilin e Kloppit, por nuk kaloi shumë kohë derisa ai shfaqi shenjat e para të progresit. Kur ai u rikthye si titullar në Premierligë ndaj Huddersfieldit një muaj më vonë, ai ishte shumë më shumë pjesëmarrës në lojën pa top.

KKVITI

Shaqiri nuk i kompletoi 90 minutat, por vrapimi një kilometër e gjysmë (11.5 kilometra në total) se çdo lojtar tjetër i Liverpoolit. Në fakt, ky ishte vrapimi më i gjatë që ai e kishte bërë ndonjëherë në një ndeshje të Premierligës. Kritikët e Shaqirit do të thonë se te Stoke ai nuk vraponte shumë dhe nuk i kthehej prapa për të ndihmuar mbrojtjen, por te Liverpooli ai ka dhënë një kontribut të madh për ekipin e Kloppit në taktikat për presion të lartë.

Statistikat tregojnë se ai qëndron vetëm prapa Mohamed Salahut te Liverpooli për topat që ka fituar në fazën e sulmit për ndeshje këtë edicion. Shaqiri është duke e ndihmuar Liverpoolin në lojën me top më shumë sesa do të prisnin të tjerët, por puna e tij me top ka qenë gjithashtu e shkëlqyeshme. Në vetëm 381 minuta në fushë në Premierligë ai ka realizuar 2 gola dhe 2 asistime. Të dyja golat, një ndaj Cardiffit dhe një ndaj Fulhamit, kanë qenë mjaft bukur të ekzekutuara. Ndërkohë asistimet janë si pasojë e kreativitetit mbresëlënës të tij.

Që prej largimit të Philippe Coutinhos, Liverpooli disa herë ka vuajtur me disa mbrojtje të pathyeshme. Por Shaqiri e ka ndryshuar këtë gjë. Ai ka krijuar më shumë raste nga loja e hapur në Premierligë sesa çdo lojtar tjetër i Liverpoolit. Mesatarja e tij prej 2.1 rasteve të krijuara për ndeshje e vendos atë përpara Salahut. Klopp asnjëherë nuk dyshoi tek ai, por disa të tjerë po. Katër muaj pas ardhjes së tij në “Anfield”, ai u ka treguar kritikëve se kanë gabuar me të./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.