Fundamenti

Shaqiri: Gënjeva se isha i sëmurë, u shpalla lojtari më i mirë i turneut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri tregon se në fëmijërinë ishte në gjendje të bënte gjithçka vetëm e vetëm për të luajtur futboll. Në një rast, ylli kosovar ishte shtirë se është i sëmurë, duke mos shkuar fare në shkollë vetëm për të marrë pjesë në një turne futbolli.

Xherdan Shaqiri e ka rrëfyer një histori të veçantë dhe aspak të zakontë të tij, shkruan Gazeta Express.

Ylli kosovar ishte talent i jashtëzakonshëm që kur ishte fëmijë.

Madje, në një rast, përfaqësuesi zviceran tregon se familja e tij ishte detyrohej të gënjente, vetëm e vetëm që futbollisti i Liverpoolit të mos shkonte në shkollë, por të merrte pjesë në një turne të futbollit.

Uji Dea

Dhe, familjarët nuk kishin gabuar në këtë rast pasi mundi dhe sakrifica e tyre është shpërblyer në fund dhe Xherdani është bërë një yll i futbollit.

28 vjeçari e ka treguar një rast kur, në “kurthin” e tij nuk kishte rënë mësuesja, e cila përmes mediave e kishte zbuluar “sëmundjen e rreme” të Shaqirit.

“Nëna ime në atë kohë iu kishte shkruar përgjegjësve të shkollës se isha i sëmurë, ndërkohë që unë po shkoja për të marrë pjesë në një turne në Pragë. Isha në formë të shkëlqyeshme dhe luajta mjaft mirë. Kur u riktheva në shkollë të hënën, pretendoja se isha i ftohur. Mirëpo, mësuesja më thirri dhe ma vendosi gazetën në tavolinë duke thënë: ‘Oh, ti ishe i sëmurë?’. Në faqen kryesore ishte fotografia që më shfaqte mua me trofe, si lojtari më i mirë i turneut”, ka thënë ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.