Fundamenti

Shaqiri: Franca mbetet Francë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përfaqësuesja e Zvicrës, sfidat e Botërorit 2014, do t’i nisë më 18 qershor kundër Ekuadorit, por ylli shqiptar i helvetikëve, Xherdan Shaqiri, qysh tani është duke menduar për sfidën me Francën që është në program të luhet më 21 qershor.

Franca në Kampionatin Botëror që është duke u zhvilluar në Brazil, do të jetë pa lojtarin kryesor, Franck Riberyn, i cili pak ditë parë fillimit të këtij evenimenti kishte pësuar një lëndim.

Megjithatë, sipas mesfushorit shqiptar të Bayern Munich, skuadra francez edhe pa bashkëlojtarin e tij, Riberyn është skuadër shumë e fortë.

FIDANISHTJA

“Franca mbetet Francë. Sigurisht që Ribery është një lojtar kyç i kësaj skuadre, por ‘blutë’ kanë elementë të tjerë shumë cilësorë që mund ta mbulojnë pozicionin e tij”, ka thënë Shaqiri.

“Franca është një skuadër e madhe përbëhet nga lojtarë të rinj me shumë cilësi dhe luan me të njëjtin stil loje. Ata mund të bëjnë gjëra të pabesueshme. Ne nuk jemi as Franca, as Spanja dhe as Brazili. Duhet të luajmë të bashkuar, që të mund të arrijmë diçka. Ne jemi Zvicra e vogël dhe duhet të luajmë si skuadër”, tha Shaqiri.

Ai shpreson se Zvicra do të ketë performancë të mirë në Botërorin 2014.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.