Shaqiri flet rreth vendimit për të kaluar në Stoke, tregon cila është liga më e mirë në botë
Xherdan Shaqiri ka folur rreth vendimit të tij për tu transferuar në Stoke City.
Shaqiri ka thënë se është lodhur nga pyetjet rreth transferimit dhe ‘rënies’ së tij nga klube të mëdha si Bayerni dhe Interi, për tu transfeurar në Stoke City, shkruan “The Sun”, përcjell Gazeta Blic.
Mesfushori kosovar luajti tre sezone për Bayernin para se të shpenzonte gjashtë muaj në San Siro me Interin.
Në gusht të vitit 2016, 24-vjeçari u transferua në Stoke për 12 milionë euro dhe menjëherë impresionoi për ekipin e drejtuar nga Mark Hughes.
Ylli i Zvicrës aktualisht gjendet larg Anglisë me ekipin e tij të kombëtares, por për momentin është duke vuajtur nga një lëndimi i cili mund ta mbajë atë larg dy ndeshjeve miqësore, të cilat Zvicra do t’i zhvillojë ndaj Irlandës dhe Bosnjës.
Pavarësisht kësaj, Shaqiri foli për mediat, dhe tha se “Stoke po kalon një sezon të mahnitshëm, dhe ka ende mundësi që klubi të arrijë më shumë para se sezoni të përfundojë”.
“Ajo çfarë dihet qartë, është se kemi thyer rekordin e Stoke Cityt, jemi duke luajtur sezonin më të mirë të cilin Stoke e ka pasur ndonjëherë”, shtoi Shaqiri.
Mesfushori gjithashtu tha se ai ka kënaqësinë të luajë në ligën më të mirë në botë. /Gazeta Blic/


