Shaqiri flet për Kosovën
Shaqiri ka thënë se është i lumtur që Kosova më në fund është pranuar në UEFA e FIFA.
Anësori shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, duke folur për ndeshjen me Shqipërinë në Euro 2016, ka folur edhe për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.
“Jam shumë i kënaqur që Kosova u pranua në FIFA dhe UEFA. Nëse do të luajnë për kualifikueset e Botërorit më vjen shumë mirë. Për momentin unë luaj në këtë Europian dhe mund të flas vetëm për këtë”, ha Shaqiri. /Express/


