Fundamenti

Shaqiri flet pas rikthimit nga lëndimi, tregon edhe objektivat e tij dhe të Liverpoolit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Xherdan Shaqiri ka thënë se Liverpooli duhet të ‘shfrytëzoj shansin e tyre’ për të arritur sukses këtë sezon, ndërsa u shpreh i lumtur me rikthimin nga lëndimi.

Sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim në detyrën me Zvicrën në fillim të verës dhe humbi turneun e Reds në Amerikë. Por, tani Shaqiri është i lumtur që është rikthyer nga lëndimi dhe pret sezon të mirë të tij dhe Liverpoolit.

“Jam vërtet i lumtur që u ktheva, më në fund. Kam pasur një dëmtim me ekipin tim kombëtar, kështu që bëra rehabilitim në Melwood ndërsa ekipi ishte në Amerikë”, ka thënë fillimisht Shaqiri në faqen zyrtare të klubit.

“Tani jam shumë i lumtur që kthehem, fillova përsëri me ekipin. Jam vërtet i lumtur që më në fund po ndihem vërtet mirë dhe jam gati të ndihmoj ekipin tim”.

FIDANISHTJA

“Lëndimet janë pjesë e jetës, ky është futbolli. Jam vërtet i lumtur që nuk e humba fillimin e sezonit – do të fillojë së shpejti dhe jam i lumtur që jam rikthyer para fillimit të tij”.

“Është gjithmonë mirë të shohësh përsëri djelmoshat. Ata ishin në Amerikë, disa nga djemtë qëndruan në Melwood, por tani jemi të gjithë së bashku dhe mund të shihni se të gjithë janë duke buzëqeshur, duke qeshur”.

“Është shumë e rëndësishme të jemi bashkë dhe të shfrytëzojmë rastin tonë këtë sezon për të arritur shumë gjëra të mira”, përfundoi ylli shqiptar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.