ARKATANA

Shaqiri falënderon Hitzfeld: Pa ju, nuk do të ishim këtu ku jemi sot

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe pse atij dje, pak para lojës, i kishte ndërruar jetë vëllai, ai megjithatë kishte refuzuar që të shkonte në shtëpi derisa të përfundojë ndeshjen kundër Argjentinës dhe këtë e bëri deri në minutën e fundit. Por, Hitzfeld luajti edhe një rol të madh në karrierën sidomos të shqiptarëve që luajnë për Zvicrën, ku Xherdan Shaqirit, i dha mundësi që të luaj për kombëtaren zvicerane kur ai ishte vetëm 18 vjeçar.

Xherdan Shaqiri ka falënderuar në një postim në Facebook tashmë ish trajnerin e Zvicrës Ottmar Hitzfeld.

Trajneri i kombëtares së Zvicrës Ottmar Hitzfeld, dje i dha fund të qenit trajner i kësaj kombëtarja duke u pensionuar nga të qenit trajner aktiv, por ai mund të konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të suksesshëm të Zvicrës pasi që arriti të kombinojë një kombëtare, të cilës i mungojë fati dje pasi që sot ajo do të mund të ishte në çerek finale.

Edhe pse atij dje, pak para lojës, i kishte ndërruar jetë vëllai, ai megjithatë kishte refuzuar që të shkonte në shtëpi derisa të përfundojë ndeshjen kundër Argjentinës dhe këtë e bëri deri në minutën e fundit.

Fundamenti

Por, Hitzfeld luajti edhe një rol të madh në karrierën sidomos të shqiptarëve që luajnë për Zvicrën, ku Xherdan Shaqirit, i dha mundësi që të luaj për kombëtaren zvicerane kur ai ishte vetëm 18 vjeçar.

Për këtë Shaqiri sot në një status në Facebook ja ka dedikuar atij një falënderim të veçantë duke i atribuuar atij shumë cilësi, ku konsideron se pa të Zvicra nuk do të mund të ishte aty ku është sot.

“Faleminderit trajner. Faleminderit për dashurinë, emocionet, forcën. Pa ju, nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Jam krenar dhe i nderuar që e kam pasur mundësinë të punoj me një njeri të madh. Unë i uroj atij dhe familjes çdo të mirë dhe mbi të gjitha i uroj shëndet të mirë”, ka shkruar Shaqiri.