KKVITI

Shaqiri e Xhaka ndër beqarët më të pashëm në Bundesligë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Munih – Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë votuar ndër futbollistët beqarë më të pashëm të Bundesligës. Në një sondazh që ka hapur gazeta më e madhe gjermane “Bild”, dy yjet kosovarë, ai i Bayern Munchenit, Shaqiri, dhe ai i Borussia Moenchengladbachut, Xhaka, kanë marrë nga gjashtë për qind të votave dhe kjo u ka mjaftuar atyre të pozicionohen në pozitat dy dhe tre.

Sondazhit i prin sulmuesi i Borussia Dortmundit, Mario Gotze, që ka fituar 11 për qind të votave.

Uji Dea

Lewis Holtby i Schalke 04, po ashtu ka marrë gjashtë për qind të votave nga lexuesit e gazetës gjermane, sa edhe Shaqiri e Xhaka, ndërkohë që pesëshen e parë e kompleton futbollisti i Bayern Munchenit, David Alaba, me pesë për qind.(koha)