FITORJA

Shaqiri e Xhaka debutojnë me fitore në Bundesligë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Furth/Moenchengladbach, – Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka kanë debutuar me fitore në Bundesligën gjermane në futboll. Shaqiri ishte titullar për gjigantin gjerman Bayern Muenchen, në ndeshjen që e fitoi të shtunën në udhëtim përballë Greuther Fuerthit të dyshes kosovare Mërgim Mavraj e Ilir Azemi me rezultatin 3:0, derisa Xhaka po ashtu luajti nga fillimi në fitoren që Borussia Moenchengladbach e shënoi në shtëpi përballë Hoffenheimit me rezultatin 2:1.

Mesfushori 20-vjeçar Shaqiri mori pjesë në aksionet që u shënuan goli i parë dhe i dytë për Bayernin. Goli i parë për Bayernin i shënuar nga Thomas Mueller (43′) erdhi pas një goditjeje nga këndi që u ekzekutua nga Shaqiri. Ndërsa ai mori pjesë edhe në aksionin e golit të dytë që u shënua nga Mario Manxhukiq (59′). Goli i tretë i Bayernit ishte autogol i realizuar nga Thomas Kleine (79′).

Shaqiri luajti 72 minuta dhe në vend të tij u aktivizua Bastian Schweinsteiger.

“Në pjesën e parë patëm pak vështirësi, pasi Greuther Fuerth ishte vendosur në mbrojtje dhe shumë pak na ofroi hapësirë. Në pjesën e dytë kemi mundur më tepër të tregojmë në ofensivë. Pastaj edhe kemi shënuar golat”, ka thënë Shaqiri, për faqen zyrtare të Bayernit.

Te Greuther Fuerthi tërë ndeshjen luajti Mërgim Mavraj i cili është edhe kapiten, ndërsa te skuadra e promovuar në Bundesligë bëri debutimin zyrtar edhe sulmuesi kosovar Ilir Azemi, i cili u aktivizua nga minuta e 62-të.

Uji Dea

Moenchengladbachu i Xhakës është këndellur pas disfatës që pësoi të martën nga Dynamo e Kievit (3:1), në ndeshjen e parë të raundit final eliminator të Ligës së Kampionëve. Xhaka 19-vjeçar luajti tërë ndeshjen për Gladbachun dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

“Pas humbjes të martën është dashur të ngrihemi në këmbë dhe këtë e kemi arritur. Së bashku me tifozët tanë kemi reaguar në mënyrën më të mirë dhe kemi fituar me meritë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë për ne. Në pjesën e dytë Hoffenheim bëri pak presion. Por, është vërejtur se edhe në presion, mund të bëjmë lojën tonë”, ka thënë Xhaka, për faqen zyrtare të Gladbachut.

Shaqiri e Xhaka te skuadrat e Bundesligës gjermane u transferuan verës nga gjiganti zviceran Basel. Me Baselin ata kishin fituar shumë tituj në Zvicër.

(Në foto :Xherdan Shaqiri në duel me Mërgim Mavrajn)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.