UBT

Shaqiri e Mehmedi nuk e shikojnë më Botërorin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri u shpreh pas rikthimit në Zvicër se pritjet për të dhe bashkëlojtarët e Zvicra ishin të mëdha, dhe tani ka nevojë për pushim. E, Admir Mehmedi theksoi se nuk do t’i shikojë ndeshjet e mbetura të Botërorit.

Dy yjet shqiptarë të Përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi, pas rikthimit në Zvicër tani po mendojnë vetëm për pushime.

Në deklaratën e tij pas pritjes që i bënë tifozët zviceranë, Xherdani theksoi se pritjet për skuadrën ishin të mëdha në Brazil, ndërsa tani vetëm po dëshiron ta pushoj kokën.

“Pritjet për ne ishin shumë të mëdha, por nuk dua tani të flas për një gjë të tillë. Unë jam optimist për të ardhmen, por gjithashtu edhe shumë i lodhur dhe i dëshpëruar që u eliminuam”, u shpreh Shaqiri për mediat zvicerane.

Mobi Casa

Në anën tjetër, Mehmedi deklaroi se nuk do t’i ndjek ndeshjet e mbetura të Botërorit të Brazilit.

“Tani ne nuk kemi ndonjë interesim për Kupën e Botës”, u shpreh anëtari i Freiburgut.

Xherdani dhe Admiri ishin dy lojtarët me paraqitjet ndër më të mirat për Zvicrën në Brazil.