Fundamenti

Shaqiri duke qeshur: S’do të luajë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë një takimi me tifozët e tij në Bern, Xherdan Shaqiri ka bërë shaka me ta duke thënë se nuk do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Pas Adnan Januzajt, edhe Xherdan Shaqiri ka refuzuar mundësinë për të luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës.

Megjithatë, ky i fundit një gjë të tillë të paktën e bëri në shaka. Gjatë një organizimi reklamues në Bern, Xherdani takoi shumë tifozë të tij.

E, në një intervistë dhënë për mediat zvicerane, Shaqiri theksoi se kohë më parë ka vizituar Konsulatën e Kosovës në Bern, por kjo nuk do të thotë se do të luajë me Kosovën.

Eco Higjiena

I pyetur se cilat vende të Bernit i njeh, Shaqiri u përgjigj: “Unë kam qenë disa herë në Bern. Njëherë e kam vizituar Konsulatën e Kosovës. Por, jo, kjo nuk do të thotë se unë do të luajë me Kosovën (qeshet)”.

Ndër të tjera, Xherdani ka vazhduar humorin e tij edhe me Bayern Munichun, teksa ka lavdëruar cilësitë muzikore të Danes.

“Mbrojtësi Brazilian Dante është DJ ynë. Ai lëshon muzikë mediterane dhe Samba”, u shpreh duke qeshur ylli kosovar, transmeton Der Bund.

Ky i fundit pritet të jetë shtylla e Përfaqësueses së Zvicrës në Kupën e Botës që zhvillohet në Brazil.