Mobi Casa

Shaqiri: Do të luaj me zemër për Zvicrën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri ka qenë në Cyrih, ku ka marrë pjesë edhe në një promocion të “Nike”. Ai është takuar me bashkëlojtarin Ricardo Rodriguez, derisa në intervistë para të pranishmëve, nuk munguan pyetjet për Kosovën.

“Jam shumë i lumtur që Kosova është pranuar. Por, do të luaj me zemër për Zvicrën dhe shpresoj të kemi një Kampionat sa më të mirë. Unë luaj për Zvicrën dhe do të japi gjithçka për këtë Kombëtare. Nuk ka asgjë për t’u diskutuar”, ka thënë Shaqiri. Ai ka shtuar se askush nga Federata e Futbollit të Zvicrës nuk e ka kontaktuar për këtë çështje dhe kjo është pak e çuditshme.

Por, ka një çështje që Xherdan Shaqiri është i shqetësuar dhe kjo është shiriti i kapitenit. Trajneri Vladimir Petkoviq bëri të ditur se Stephan Lichtsteiner është kapiteni i ri, para Valon Behramit dhe Granit Xhakës. “Gjithkush dëshiron të bëhet kapiten. Do të dëshiroja të isha kapiten. Jam sigurisht i dëshpëruar. Petkoviq më ka thënë në një bisedë personale se nuk i përkas shiritit të kapitenit”, theksoi Shaqiri dhe ai ka një arsyetim të madh.

United Hospital

Me vetëm 24 vjet, ai ka 51 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola, duke qenë shënuesi më i mirë në ekipin aktual. Top-shënues i Kombëtares është Alex Frei me 42 gola, por kur i kishte 24 vjet kishte shënuar vetëm tetë gola. Një rekord që mund ta thyejë tjetër është i Heinz Hermann me 118 ndeshje.

Shaqiri është arma sekrete e Zvicrës kundër Shqipërisë, pasi ai më herët ka shënuar kundër tyre dhe takimi i parë në Evropian më 11 qershor është Shqipëri-Zvicër, shkruan albinfo.ch. Pikërisht Shaqiri është shpresa më e madhe e zviceranëve për këtë ndeshje, duke shpresuar që ai të shpërthejë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.