RCCOLA

Shaqiri: Do të jem në formë për Botëror

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Xherdan Shaqiri do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror. Ai po punon vazhdimisht që të rikthehet në formën më të mirë. Mesfushori kosovar, shpreson që Franck Ribery të jetë i gatëm për botëror, edhe pse kjo Zvicrës nuk i konvenon.

Xherdan Shaqiri po përgatitet për Kampionatin botëror. Mesfushori i Bayern Munichut për momentin nuk është në formën më të mirë, por është i bindur se do të jetë gati me 12 qershor

“Jam i lumtur që isha në gjendje të luaja ndaj Xhamajkës, pasi u ktheva në fushën e blertë. Mendoj se më kanë parë të gjithë, sidomos në pjesën e parë. Nuk jam ende 100 për qind, por kur të fillojë Botërori, do të jem në formën perfektë”, deklaroi Shaqiri për Blick.

Ish mesfushori i Baselit mendon se për dallim nga Botërori 2010, Zvicra është më e fortë dhe beson se do të jetë më e suksesshme.

Mobi Casa

“Po. Ne kemi një përzierje të mirë në mes të rinj dhe të vjetër. Dhe lojtarët e rinj mund të ketë një rol dhe të thonë çfarë mendojnë. Kjo është e rëndësishme për një ekip”, ka theksuar ai.

Shaqiri shpreson që edhe shoku i skuadrës te Bayern Munich, Frank Ribery të sanoj lëndimin dhe të luaj për Francën, edhe pse kjo nuk i konvenon helvetikëve pasi janë në një grup.

“Ne kishim vështirë si të kontaktojmë . Do të ishte mirë për ne nëse ai nuk luan, por unë shpresoj se ai ta bën atë. Ky mund të jetë Botërori i fundit për të”, përfundoi Shaqiri.