Fundamenti

Shaqiri dëshiron ta bëjë krenare Zvicrën në Botëror

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Xherdan Shaqiri ka theksuar se do ta jap maksimumin për ta bërë krenare Zvicrën në Kupën e Botës që zhvillohet në Brazil.

Ylli kosovar i futbollit, Xherdan Shaqiri, mëton ta jep maksimumin e tij në Kampionatin Botëror të Brazilit në mënyrë që ta krenojë shtetin e Zvicrës.

Futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit ka theksuar se skuadra e Zvicrës e 2014-ës është më e mirë se ajo e 2010-ës që mori pjesë në Botërorin e Afrikës së Jugut.

Mobi Casa

“Tani jemi më shumë se një skuadër, qëndrojmë më shumë bashkë dhe në fund, por jo më me pak rëndësi, jemi edhe të talentuar. Lojtarët janë pjekur duke luajtur me skuadra të mëdha dhe gjithashtu jemi bërë një skuadër shumë e mirë”, ka thënë Xherdani.

“Ne duam ta bëjmë Zvicrën krenare”, shtoi tutje talenti gjilanas.

Shaqiri shihet si ylli kryesor i Zvicrës në Botërorin e Brazilit dhe shtylla kryesore e tyre për sukses në këtë garë.