United Hospital

Shaqiri: Dëshiroj të luajë në nivelin më të lartë, në fund të sezonit e diskutoj të ardhmen

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ylli me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka thënë se do të diskutojë të ardhmen e tij në fund të sezonit.

Sulmuesi i ekipit kombëtar zviceran pritet të largohet nga Potters në qoftë se ata nuk arrijnë të qëndrojnë në Ligën Premier.

I pyetur për të ardhmen e tij, Shaqiri komentoi se momentalisht është i fokusuar tek Stoke, ndërsa të ardhmen do ta vendos pas përfundimit të sezonit.

Megjithatë, përgjigja e tij se dëshiron të luaj në nivelin më të lartë, la të kuptohet se djaloshi gjilanas do të largohet nga Stoke.

Mobi Casa

“Të gjithë e dinë se unë jam një lojtar që dëshiron të luajë në nivelin më të lartë “, ka thënë fillimisht Shaqiri për mediat angleze.

“Kjo është normale, por kam ende një kontratë dyvjeçare dhe së pari duhet të shohim se çfarë ndodh këtu”.

“Jam i lumtur për momentin, duhet të ulemi pas sezonit të diskutojmë”.

“Unë jam i përqendruar tani vetëm në këto dy ndeshjet e fundit dhe të përpiqem ta mbaj këtë klub në kategori”, përfundoi gjilanasi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.