Mobi Casa

Shaqiri ‘çmend’ kryetarin serb

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Festimi me flamurin e shtetit më të ri në botë, Kosovës nga ana e Xherdan Shaqirit si duket i ka djegur mjaft shtetit fqinj, Serbisë. Pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve mes Bayernit dhe Dortmundit, ylli kosovar festoi me flamurin e Zvicrës dhe të Kosovës. Kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS), Tomisllav Karagjiq ka akuzuar rëndë 21-vjeçarin për festën e tij me flamurin e shtetit kosovar.

Sipas numrit një të FFS-së, Xherdani pasi nuk ka arritur ta gjejë vetën në fushë, ku nuk luajti për asnjë minutë, e ka shfrytëzuar rastin që pas ndeshjes të bëjë promovimin e vendlindjes së tij Kosovës.

“Ai nuk arriti që të gjejë vetën fare në fushë dhe për këtë u kujdes që pas ndeshjes të bëjë promovimin e shtetit të tij, i cili nuk njihet ndërkombëtarisht, pra për shtetin e ashtuquajtur Kosovë”, tha Karagjiq. Shaqiri, para një mase të madhe, në shpinën e tij ka bartur dy flamuj të kapur atë të Kosovës dhe Zvicrës, duke marrë parasysh se ka lindur në Gjilan, por qysh si fëmijë është zhvendosur në Zvicër. Karrierën profesionale e ka filluar në Basel, kurse verën e kaluar si yll i madh i Zvicrës ka kaluar në radhët e gjigantit gjerman, Bayern Munchen.

Pas këtij akti të Shaqirit, kreu i FFS-së, ka vendosur që të bëjë ankesë në FIFA dhe UEFA si dhe në klubin e Xherdanit, Bayern Munchen. “Të gjithë kemi qenë të habitur kur Shaqiri nxori flamurin. Nuk e di sesi i kanë lejuar ta bartë, por një gjë e di sigurt që diçka të tillë nuk ka të drejtë të ndodhë dhe se këso lloj promovimesh politike bie ndesh me statutin e UEFA-së.

Kosova është një shtet jo i pranuar edhe nga Kombet e Bashkuara dhe nga FIFA, kështu që këtë e shohim si një lëshim të madh nga ana e organizatorëve. Unë jam i bindur se ky është një vendim personal që nuk ka të bëjë edhe me autoritetet e futbollit të përkohshëm në Kosovë.

Ne sot do dërgojmë ankesën edhe në adresat e UEFA-së, FIFA-së dhe në skuadrën gjermane Bayern Munchen, sepse ne besojmë se ata është dashur të reagojnë dhe të parandalojnë Shaqirin”, ka deklaruar Karagjiq. Ky i fundit ka theksuar se shteti serb është dënuar nga rasti i notarit, Milorad Qaviq, që kishte bartë fanellën me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’, ndërsa shpreson që të dënohet edhe Shaqiri.

Fundamenti

“Ne jemi dënuar nga mbishkrimi i Qaviqit, ndërsa shpresojmë që UEFA dhe FIFA ta dënojnë edhe Shaqirin”, u shpreh Karagjiq.

E lavdërojnë legjendat zvicerane

Se është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe me të ardhme të ndritur, nuk e diskuton askush, mirëpo dy legjendat zvicerane, Gurkan Sermeter dhe Raphael Wicky. Sipas ish-lojtarit të shumë skuadrave zvicerane Sermeter, Shaqiri është pjesë shumë e rëndësishme e këtij suksesi të Bayernit dhe meriton respekt maksimal.

“Shaqiri është pjesë shumë e rëndësishme e Bayernit në Ligën e Kampionëve, pasi ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime, meriton respekt maksimal”, u shpreh Sermet. Ndërkohë, ish-mesfushori i famshëm zviceran, Raphael Wicky ka deklaruar se Xherdani është e ardhmja e Bayernit dhe është i bindur se trajneri spanjoll. Pep Guardiola. do ta mbajë në skuadër.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ne duhet të krenohemi me të. Xherdani është e ardhmja e Bayernit, dhe trajneri i ri i bavarezëve, Pep Guardiola do ta mbajë në skuadër dhe do të llogaritë shumë në shërbimet e tij”, deklaroi Wicky.(tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.