Shaqiri: Bayern nuk do të më shesë

Mesfushori i Bayern Munich deklaroi se duhet të pranojë faktin që klubi bavarez nuk dëshiron ta shesë.
Xherdan Shaqiri dorëzohet. Mesfushori i Bayern Munich deklaroi se duhet të pranojë faktin që klubi bavarez nuk dëshiron ta shesë. Lojtari i Kombëtares Zvicerane, i lindur në Gjilan, në merkaton e verës kërkohej nga disa klube si Liverpool, Juventus apo Roma, që ofronin 20 mln Euro për shërbimet e 22-vjeçarit. Gjithsesi Kampionët e Gjermanisë e kanë bërë të qartë që nuk dëshirojnë të privohen nga Shaqiri.
“Kam një kontratë deri në vitin 2016 me Bayern dhe drejtuesit ma kanë bërë të qartë se nuk do të më shesin para përfundimit të marrëveshjes. Duhet ta pranoj këtë fakt. Për aq kohë sa jam këtu do të jap maksimumin. Besoj se të gjithë e shohin sa i “etur” jam për të luajtur futboll”-përfundoi Shaqiri.