Eko Higjiena

Shaqiri: Arsenal, në çerekfinale shkojmë ne!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një ndër objektivat kryesor të Bayernit të Munichut këtë edicion është mbrojtja e titullit në Ligën e Kampionëve. Por, për ta arritur atë bavarezët së pari duhet ta diskualifikojnë skuadrën angleze, Arsenal. E në një gjë të tillë është i bindur ylli kosovar i gjermanëve, Xherdan Shaqiri. Ai është shprehur shumë optimist për këtë duel, ku thotë se çerekfinalja i takon vetëm Bayernit.

“Arsenali është një rival i njohur për ne, pasi që kemi luajtur me të edhe edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve. Gjithsesi, për faktin që luhen dy ndeshje mendoj që në çerekfinale do të jemi ne”, deklaroi Shaqiri.

Mobi Casa

Gjilanasi foli edhe për Bundesligë, ku atë e pret ndeshja e vështirë me Borussia Monchengladbachun e Granit Xhakës. “Ne synojmë ta nisim me fitore fazën e dytë. Ata kanë një skuadër shumë të mirë me tifozë të jashtëzakonshëm”, shtoi Shaqiri.

Tutje, ai komentoi edhe humbjen e papritur të Bayernit në miqësoren kundër Red Bull Salzburgut, 3:0. “Ajo ishte thjesht një miqësore, e cila do të reflektojë pozitivisht për ne. Ajo do të jetë vetëm një mësim për ndeshjet e radhës zyrtare”, u shpreh ‘Shaqa’…( Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.