Shaqiri arrin marrëveshje me Schalken
Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka arritur marrëveshje personale me gjigantin gjerman, Schalke 04. Il Corriere dello Sport shkruan se Shaqirit i ka ardhur në maje të hundës trajtimi nga Mancini dhe se tashmë Shaqiri ka arritur një marrëveshje personale me Schalken mbi pagën dhe sa vjet do të jetë kontrata.
Shaqiri ka udhëtuar në Kinë pasi që nuk mundi ta shmangë atë, sepse klubet ende s’kanë arritur marrëveshje, transmeton Telegrafi.
Por, edhe Interi dhe Schalke janë pranë marrëveshjes dhe pritet që shumë shpejt të ketë konfirmime zyrtare nga të dyja palët. /Telegrafi/


