GRANDEMALL

Shaqiri, 90 minutat e parë me Bajernin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Shaqiri ka luajtur të martën ndeshjen e parë për Fc Bajernin. Skuadra bavareze ka pasur dje në plan lojën e parë testuese, kundër skuadrës së Ligës së Tretë Unterhaching, të cilën e ka fituar jo lehtë, me rezultatin minimal, 1:0.

Lojtari shqiptar ka zëvendësuar Robenin i cili si pjesëmarrës i Euro 12 ka pushime të zgjatura. Xherdani ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes, pra 90 minuta dhe pas saj u ka deklaruar medieve gjermane dhe zvicerane se është shumë i kënaqur me ndeshjen dhe me angazhimin e tij.

Duke folur për caqet e tij në FC Bayern, Shaqiri ka thënë: “Unë mund të luaj qendrën e majtë dhe atë të djathtë. Është e rëndësishme për lojtarin që të jetë polivalent, sepse kështu fiton më shumë shanse. Unë vi nga një klub që ka fituar shumë tituj dhe dua të vazhdoj në atë drejtim”.

Uji Dea

Lidhur me konkurrencën në Bajern, xhuxhi magjik ka thënë se është e vërtetë se ka konkurrencë por “është e rëndësishme që ne jemi gjithmonë në gatishmëri për njëri tjetrin. Për mua është mirë që të jem prej fillimit në përgatitje, por me të vërtetë “nxehtë” do të bëhet vetëm kur të inkuadrohen edhe futbollistët që kanë luajtur për kombëtaren gjermane (në Euro12).

Shaqiri ka folur edhe për trajnerin e ri, Matthias Sammer. “Me Sammerin, klubi ka bërë një zgjedhje shumë të mirë. Ka zgjedhur njënjeri që e njeh futbollin. Ai është profesionist”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.