Mobi Casa

Shaqa nga Bavaria

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Xherdan Shaqiri, pasi ka kaluar të jetojë në Munih, Bavari, po fillon të ambientohet me rrethin. Kështu, në festën më të madhe popullore të botës, festën e birrës “Oktoberfest” që mbahet në Munih, Shaqiri është paraqitur me kostumin tradicional bavarez. Pantallonat e ngushta prej lëkure dhe këmisha me katrorë kuq-bardh që janë shenjë dalluese e bavarezëve.

Nisur nga mimika, duket se atij po i pëlqen kjo mënyrë veshjeje.

Por, diçka bie në sy në fotografinë e “bavarezit” të ri: atletet e futbollit në këmbë në vend të opingave tradicionale. Arsye për këtë ishte se ai sapo kishte luajtur ndeshjen kundër Hoffenheimit, të cilën Bayerni e fitoi.

Uji Dea

Siç shkruajnë mediet gjermane, për profesionistët e Bayernit është një domosdo vizita në Oktoberfest. Por, përderisa Shaqiri gjendet mirë në këtë ambient, mediet shkruajnë se kolegët e tij tjerë të ardhur nga jashtë nuk ambientohen dot me atmosferën në “Wiesn”.

Shaqiri kishte publikuar para disa ditëve një fotografi në facebook-un e tij ku shkruante: “Unë jam i gatshëm për- e ti?”