Uji Dea

Shansi i fundit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Haxhi Krasniqi do të zbresë përsëri në ring muajin e ardhshëm. Boksieri kosovar do t’i kryqëzojë dorëzat me ish-kampionin e botës Stanislav Kashtanov në kërkim të titullit të kampionit të Evropës (EBU European Title) në kategorinë super të mesme.

Pa asnjë diskutim, dueli i 2 qershorit për boksierin junikas do të jetë njëri prej më të rëndësishmëve në botë. 31-vjeçari deri tash ka zhvilluar 52 duele, të gjitha në boksin profesionist e duke i fituar 47 prej tyre, ndërkohë që i ka rrëmbyer 7 tituj evropianë dhe internacional. Njëherësh ka luftuar dy herë edhe për titullin e kampionit të botës, ndërsa është përballur shpesh edhe me legjenda të boksit botëror.

Kundërshtari i radhës, rusi Stanislav Kashtanov, në vitin 2013 është bërë kampion WBA i Botës përkohësisht dhe në 38 duelet e tij profesioniste ka dalë 36 herë fitues nga ringu.

Tifozët shqiptarë më 2 qershor i pret një duel i madh në “WeeArena”, Bad Tolz, shumë afër Munichut, ku do të mblidhen mbi 6.000 shikues për ta shijuar një luftë tjetër të madhe të Krasniqit. Sigurisht, pjesa dërrmuese e tyre pritet të jenë shqiptarë, në mbështetje të Krasniqit.

Uji Dea

Natyrisht ky i fundit nuk do të ketë punë aspak të lehtë pasi përballë e ka një boksier mjaft të fuqishëm. Madje zëdhënësi Tilmann Meuser thotë se ky mund të jetë shansi i fundit për boksierin kosovar ta realizojë ëndrrën e tij, që është titulli i kampionit të botës.
“Nëse shpallet kampion i Evropës do t’i realizohet ëndrra fëmijërore. Ndërsa nëse e humb meçin, atëherë do të marrë fund karriera e tij”, ka thënë Meuser.

Krasniqi është duke u përgatitur intensivisht për meçin e radhës, i cili do të jetë i dyti për të për këtë vit, pasi të parin e kishte fituar muaj më parë ndaj polakut Bartomiej Grafka.

Fitorja eventuale ndaj Kashtanovit do ta afronte Krasniqin me titullin e kampionit botëror. Ai është i vendosur ta shfrytëzojë mundësinë e tretë që do t’i arrijë pasi është i vetëdijshëm se kjo mund të jetë e fundit për të. Haxhiu shpreson t’i sjellë fat thënia e njohur: “E treta, e vërteta”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.