Shala,afër Lozanës

Pasi u lirua nga akuzat, të cilat e shihnin si të përfshirë në skandalin e ndeshjeve të kurdisura në futbollin italian, Rijat Shala mund të përqendrohet në rikthimin në fushat e lojës.
Kështu, futbollisti kosovar shumë shpejt pritet t’i kthehet fushës së blertë dhe një gjë të tillë do ta bëjë posa ta gjejë një skuadër të re pas ndarjes me Luganon.
Dhe një gjë të tillë duket se është afër ta bëjë. Mesfushori prizrenas , sipas të gjitha gjasave, karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit zviceran me Lozanën. Madje, ‘Corriere del Ticino’ ka raportuar se Shala është shumë afër nënshkrimit të kontratës me këtë skuadër të njohur helvetike.
Duhet theksuar se ish futbollisti i Novaras e kishte arritur kulmin e karrierës, kur ishte transferuar në Cagliari, por lëndimet e shpeshta dhe të rënda e po ashtu mosdisiplina nuk e lanë të rehatohej assesi në asnjërin ekip.(express)