Fundamenti

Shala tregon vështirësitë për të ardhur te Kosova si dhe flet për ndeshjen ndaj Maltës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arritur në Austri. Dardanët zhvillojnë ndeshjen miqësore ndaj Maltës, me fillim nga ora 18:00.

Në një konferencë për shtyp para duelit ka folur mesfushori fantastik i Kosovës, Herolind Shala.

Futbollisti që luan në Norvegji te skuadra Stabaek, ka treguar sa e vështirë ka qenë kjo periudhë në shtetin skandinav për futbollistët.

“Jemi gjithmonë në dilemë a me ardhur apo mos me ardhur me luajtur për shkak të masave në Norvegji. Por kësaj radhe qeveria na ka lejuar me ardhur me luajtur dhe normalisht për mua është ndjenjë e jashtëzakonshme”, tha Shala.

Uji Dea

Tutje ai foli edhe për mungesën e tifozëve te Kosova, të cilët i japin përkrahje të madhe dardanëve.“Ne jemi shumë të fokusuar, edhe pse është shumë vështirë pa shikuesit tonë të cilët gjithmonë na mbështesin dhe gjithmonë janë mbrapa neve, mirëpo ne do të japim gjithçka me arritur rezultate pozitive dhe me dërgu Kosovën përpara”, përfundoi Herolind Shala.

Kujtojmë se Kosova fitoi ndeshjen e parë miqësore të qershorit ndaj San Marinos, me rezultat 4-1.

Shala nuk ka luajtur në ndeshjen e parë ndaj San Marinos, pasi ai u bashkua me Dardanët vetëm të hënën në mesditë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.