Shala tmerrohet me kushtet e rënda të komunitetit rom në Kamenicë
Kamenicë – Zv. Jollxhi Ministri Shala, i dëgjoi hallet e tyre, dhe premtoi se do të angazhohet në maksimum për të gjetur ndonjë mundësi për tu dalë ndihmë këtyre hallexhinjve.
Me ftesë të komitetit për komunitete, Komunën e Kamenicës e ka vizituar zv.ministri për Komunitete dhe Kthim z. Jollxhi Shala me bashkëpunëtorë. Shkas për ketë vizitë ishte që edhe zv. ministri të njoftohet me gjendjen reale të disa familjeve rome me gjendje të rëndë sociale të cilat i janë drejtuar këtij komuniteti për ndihma.
Në këtë takim pos anëtarëve të komitetit për komunitete ishin prezent edhe përfaqësuesit e OSBE-së nga Gjilani, përfaqësuesi i zyrës për integrime evropiane, Zijadin Kryeziu dhe shefi i zyrës për komunitete Dejan Blagojeviq.
Anëtarët e komitetit shprehën qëndrimet e tyre se i mbështesin kërkesat e këtyre familjeve duke i konsideruar të arsyeshme, por komuna brenda mundësive të veta të kufizuara do të ndihmoj, njëherit kërkuan që ministria të ndihmoj në këto raste të rënda.
Me diskutime u paraqiten kryesuesi i këtij komiteti, Zhivojin Milkoviq, Satmifer Kryeziu, Millosh Filiq, Milaim Rexhepi, Dejan Blagojeviq dhe Zijadin Kryeziu. Zv. ministri Shala u falënderua për gatishmërinë e shprehur të komitetit për komunitete për të, gjetur zgjidhjeje sa më parë për këto familje.
Anëtarët e komitetit së bashku me Shala i vizituan pas dite shtëpitë e atyre familjeve, duke filluar nga Berivojca me shtëpinë e Erduan Rexhepit, i cili e ka filluar ndërtim e shtëpisë, por në mungesë të mjeteve i ka mbetur në gjysmë.
Në Huboc familjen Bajrami, që ka mungesë të hapësirës së banimit, ku në një dhomë flenë dhjetë anëtarë të familjes e në tjetrën tetë, në Leshtar, familjet e Ali Kryeziut dhe Adem Zhurës, poashtu familje shumë anëtarësh me hapësira banimi tejet të kufizuara.
Familja e Aliut ka të siguruar truallin, por nuk ka mjete për ndërtimin e shtëpisë, ndërsa Ademi nuk ka as vend ku mund të ndërtoj shtëpinë, por kërkesën ka bërë që në fshatin multi-etnik Berivojcë në lagjen rome t’i ndahet një parcelë.
Zv. Ministri Shala, i dëgjoi hallet e tyre, dhe premtoi se do të angazhohet në maksimum për të gjetur ndonjë mundësi për tu dalë ndihmë këtyre hallexhinjve.
Ishte i tmerruar se në çfarë kushte ata po jetonin. Zv Shala, njëherit i porositi kryesuesin e komitetit për komunitete, që kërkesat e këtyre familjeve të dërgohen sa më parë, të kompletuara në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim./rajonipress/


