UBT

Shala thotë se as me ndërmjetësuesit amerikan s’mund të arrihet paqe: S’ka gatishmëri t’i bëhet presion Serbisë

/ 4 minuta lexim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Mitrovicën e veriut.Edhe pse nuk është hera parë që në katër komunat me shumicë serbe vendosen barrikada ku në rastin e fundit janë mbyllur edhe kufijtë në Jarinjë dhe Bërnjak nga ky Këshill nuk shohin se do të ketë një kompromis për një marrëveshje me Serbinë.

Behxhet Shala, kryetari këtij Këshilli për Ekonomia Online thotë se edhe me ndërmjetësuesi amerikan ka vështirësi për arritje e paqes.

Sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur gatishmëri t’i bëhet presion Serbisë nga ndërkombëtarët.

Ai thotë se ndarja e veriut nuk është bërë pas luftës mirëpo më herët dhe se po përcillet nga ajo kohë.“Realisht asnjëherë nuk ka pasur gatishmëri t’i bëhet presion Serbisë. Gjendja në Veri nuk është e ditëve të sotit por nga përfundimi i luftës deri më tani. Mendoj veriu është ndarë jo pas luftës, por ndarë në Rambuje dhe atëherë ka vendosur që KFOR-i francez të ngrejë barrikadat në urën ndarëse në mes Veriut dhe Jugut dhe pastaj është përpunuar sistematikisht që ajo pjesë që ne e vlerësojmë si të okupuar të spastrohet etnikisht nga shqiptarët dhe në shkurt të vitit 2000 pikërisht këto bandat paramilitare e sot i bëjmë këto sherre në bashkëpunim me xhandarmerinë serbe i kanë vrarë 11 shqiptarë dhe i kanë pru me dhunë 13 mijë shqiptar dhe që nuk i është lejuar kthimi asnjëherë në atë vend nga ndërkombëtarët. Ka qenë një strategji që ne se kemi parë dhe mund të ndikojmë si Kosovë dhe pastaj kanë ndikuar struktura etnike, atëherë çdo arbitrar çdo kush do të jap përparësi atij banori”, thotë ai.

UBT

Shala thotë se Kosova është vendosur para një akti që nuk i lejohet të ushtrojnë sovranitetin e vendit të pavarur.“Dhe tani i vendosur para një akti që një shteti sovran dhe i pavarur sic është Kosova, i njohur nga 100 shtete nuk i lejohet t’i zbatojë lidhjet në atë pjesë të Kosovës, nuk i lejohet ta ushtrojë sovranitetin, nuk i lejohet ta mbrojë integritetin territorial, i cili rrezikohet nga Serbia dhe të cila t’i ka futur bandat paramilitare dhe ata për çdo pakënaqësi çdo herë kur duhet të ketë një zhvillim politik ata ngrejë kokë, bëjnë barrikada hyn negociata pastaj Vuçiqi me ndërkombëtarët a do t’i heq barrikadat dhe nuk lejojnë të shkojnë atje, njësitet speciale nuk i lejojnë ku edhe Vuçiqi deklaron se nuk mund të shkohet në veri njësia speciale pa lejen e katër komunave dhe nuk mund të lejohet të shkohej temë armatim të rëndë. Si Vuçiqi si kryetar i shtetit, armiqësisht i disponueshmë ndaj Kosovës me një të kaluar kriminale në aspektin e krimeve të luftës dhe të drejtave të njeriut ai po përcakton me ndihmën ndërkombëtare zhvillimet e procesit në Kosovë”.

Kryetari Këshillit më tej shton se bashkë me qendrën rajonale në Mitrovicë e kanë monitoruar çdo lëvizje, edhe pse kjo po përshkallëzohet.“Realisht KMDLNj përmes qendrës rajonale në Mitrovicë, përkatësisht përmes Halit Berarit e ka monitoruar çdo lëvizje që ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, dhe për çdo gjë kemi raportuar dhe në bazë të asaj kemi dalë në një përfundim që nuk ka kushte për demokratizmin e zgjedhjeve, nuk e kanë marrë seriozisht, pastaj kur erdhi puna me i mbajt ato zgjedhje e bënë një far ekzibicioni dhe hoqën dorë nga zgjedhjet në mënyrë krejtësisht kundër procese dhe mendoj që për këtë dikush duhet të jap llogari pse një herë po e ndez zjarrin që e ke ndez vetë”.

“Sa i përket marrëveshjeve nuk e din askush. Asnjëherë në Kosovë nuk ka pasur jo transaperencë më të madhe. Është jo serioze që qytetarët e Kosovës e kanë votuar edhe pozitën edhe opozitën mos të informohen për atë çka po ndodh aq më parë për mos informim apo informim ta shfaq të ia futin flakën kuvendit dhe duan të zgjidhin një fjalë jo nga goja por nga thembra. Tash janë mbyll si dryni dhe nuk e flasin asnjë fjalë në opinion dalin 100 mijë variante dhe qytetarët realisht nuk din me çka të ballafaqohen”, shton ai.