FIDANISHTJA

Shala: Thaçi të dielën i tha Mogherinit se ne kërkojmë njohjen formale nga Serbia

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këshilltari i presidentit Thaçi, Blerim Shala ka thënë se pranimi në OKB do të varet nga Këshilli i Sigurimit dhe se nuk varet nga ndonjë vend i BE-së siç është Spanja.

“Pranimi i Kosovës në OKB do të varet nga Këshilli i Sigurimit dhe jo nga Spanja”, ka thënë Shala, duke shtuar se Spanja nuk ka problem me Kosovën por me Kataloninë.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nga pesë shtetet e BE-së Spanja ka gjasa prapë të mos na pranojë shtetësinë për shkak të problemeve të brendshme.

“Kina, sipas Ahtisarit ka thënë se Kosova është problem evropian, dhe se ajo nuk do e përdorë të drejtën e vetos, por Rusia ka thënë se derisa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës as ne nuk e pranojmë atë status. Nga pesë shtetet e BE-së Spanja prapë mund të mos na pranojë, sepse ka problemet e saja të brendshme”.

FIDANISHTJA

“Nëse na pranojnë katër nga pesë shtetet e BE-së, ne mund ta marrim statusin e vendit kandidat, të hyjmë në NATO, të fillojmë bisedimet për integrime në BE”, ka thënë më tej Blerim Shala, përcjell Telegrafi.

Ish-koordinatori politik i palës kosovare në bisedimet Kosovë- Serbi, ka thënë se njohja formale nga Serbia ka vlerë kapitale për Kosovën.

“Njohja formale nga Serbia ka vlerë kapitale për ne. Por ne duhet të pajtohemi se po synojmë të arrijmë këtë njohje”, është shprehur Blerim Shala.

“Qëndrimi zyrtar nga presidenti Thaçi, është që ne kërkojmë njohjen formale nga Serbia. Këtë ia ka thënë zonjës Mogherini të dielën”, ka përfunduar Blerim Shala, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.