FIDANISHTJA

Shala: Taksa nuk hiqet, kemi përfituar shumë nga ajo

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në një bashkëbisedim me studentë, sot ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, foli për efektin e taksës 100% në ekonominë e vendit, raporton Zëri.info.

Ministri Shala u shpreh se Kosova ka pasur përfitime të shumta nga taksa e vendosur ndaj produkteve serbe. Mirëpo sipas Shalës ky ka qenë vendim i detyruar për shkak të qasjes politike dhe ekonomike që Serbia e ka pasur ndaj Kosovës që nga çlirimi.

“Përfitimet janë të shumta me këtë taksë. E ka rritur prodhimin tonë vendor. Nuk kemi nevojë të jemi shukë ekspertë për ta vërejtur ndryshimin dhe efektin e saj. Ne si Ministri nuk kemi vërejtur rritje të çmimeve sidomos të produkteve ushqimore. Qëndrimi ynë si qeveri është që kjo masë e ka ndihmuar dhe po e ndihmon rritjen e prodhimit vendor dhe ka ndikuar që tregu i këtyre vendeve të zëvendësohet me Shqipërinë e Maqedoninë dhe vende tjera. I vetmi problem i vogël ka qenë te prodhuesit tanë vendor që është dashur ta ndërrojnë furnizimin me lëndë të parë”, ka deklaruar ministri.

Ministri theksoi edhe njëherë se taksa nuk do të hiqet derisa ta ndërrojë qasjen Serbia.

Mobi Casa

“Kjo masë do të vazhdojë të mbetet në fuqi përderisa nuk eliminohen arsyet për të cilat ne jemi detyruar ta vendosim”, ka shtuar ai.

Ndërsa Berat Thaçi, nga Instituti GAP është shprehur se pas vendosjes së taksës është bërë një studim nga ky institut ku ka dalë që taksa nuk ka pas efekte në rritjen e prodhimit vendor dhe madje sipas këtij studimi janë rritur edhe çmimet e produkteve ushqimore.

“Me hyrje në fuqi të taksës ne kemi bërë një studim për efektet që i ka sjell taksa në aspektin ekonomik. Ne kemi gjetur që Kosova nuk e ka shkelur CEFTA-n. Në bazë të indikatorëve që i kemi parë ne, ne mendojmë që taksa nuk e ka ndihmuar ekonominë e vendit në përshpejtimin e prodhimit të vendit. Ne mendojmë që taksa ka ndikuar që të rriten çmimet në konsum të ushqimit, gjë që përbën rrezik që të rritet varfëria”, ka thënë Thaçi./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.