Fundamenti

Shala: Taksa hiqet kur të eliminohen arsyet e vendosjes së saj

/ 2 minuta lexim
HW

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë për “Zërin” se masa e vendosur ndaj produkteve serbe nuk hiqet pa u eliminuar fillimisht arsyet për të cilat është vendosur kjo tarifë. Por, pas rritjes së presionit nga SHBA-ja dhe BE-ja për heqjen e taksës 100% analistët politikë vlerësojnë se duhet arritur kompromis për këtë çështje, përkatësisht duhet të dihet se çka përfiton Kosova nga heqja e saj, shkruan gazeta “Zëri”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka pohuar se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të shfuqizohet. Kjo pasi, siç ai është shprehur, arsyet për të cilat është vendosur kjo tarifë nuk janë larguar akoma.

Uji Dea

“Asnjë arsye që na ka shtyrë ta vendosim atë nuk është hequr që ne të veprojmë ndryshe. Taksa është në fuqi deri kur të eliminohen arsyet që na kanë shtyrë si Qeveri ta vendosim një taksë të tillë”, ka potencuar i pari i MTI-së gjatë një prononcimi për “Zërin”.

Megjithëkëtë, mediet në Sarajevë gjatë ditës së djeshme kanë raportuar se ministri i Tregtisë së Jashtme dhe i Marrëdhënieve Ekonomike i Bosnjë e Hercegovinës, Mirko Sharoviq, ka thënë se pala kosovare ka pranuar negociata bilaterale për largimin e tarifës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve të këtij shteti./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.