Shala shënon gol të bukur në fitoren e Liberecit
Herolind Shala është rikthyer te golat në kampionatin çek.
Mesfushori i talentuar i Kombëtares shqiptare kishte disa oferta por vendosi të mbetet te Liberec duke refuzuar edhe kthimin te Sparta e Pragës.
Vendimi i tij duket më i drejti, pasi djaloshi nga Drenasi po luan rregullisht, po asistin e tani edhe ka shënuar.
Liberec kishte një udhëtim të vështirë te Teplice por shënoi fitore të thellë 3:0.
Herolindi shënoi golin e tij të parë në këtë sfidë dhe të katërtin në kampionat në minutën e 51-të për ta zhbllokuar rezultatin.
Ai është vlerësuar si lojtari më i mirë i Liberecit në këtë takim, ndërsa ka edhe pesë asistime në kampionat.
Kështu me këtë fitore, Liberec mbetet në pozitën e katërt që i dërgon në Ligën e Evropës, ndërsa Shala ka rikthyer shkëlqimin dhe duket më në formë se kurrë më parë. /Telegrafi/


