HW

Shala: S’do të lejojmë produkte të kontrabanduara

/ 2 minuta lexim
HW

Ministri i Tregtisë, Endrit Shala ka inspektuar sot bashkë me gazetarët disa pika shitëse në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Shala ka thënë se ka kaluar koha kur qytetarët e Kosovës kanë konsumuar produkte pa kurrfarë kontrolli.

Sipas tij çdo produkt që hyn në Kosovë, së pari do të kalojë në procesin e verifikimit.

Ky është postimi i Facebook:

United Hospital

Ka kaluar koha kur qytetarët e Republikës së Kosovës kanë konsumuar produkte pa kurrfarë kontrolli. Ka kaluar koha kur në tregun e Kosovës janë plasuar produkte pa asnjë kriter. Tashmë jemi në proces të verifikimit të secilit produkt që tregtohet në Kosovë së bashku me institucionet tjera relevante.

Sot bashkë me mediat përfunduam inspektimin e marketeve që të vërtetojmë se çdo produkt që hyn në Kosovë a i ka kryer të gjitha kontrollet sipas ligjeve në fuqi.

Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke mbikëqyrur tregun në vazhdimësi përmes kontrollove në mënyrë që të parandalohen produktet e kontrabanduara. Dhe, të njëjtat të mos tregtohen në vendin tonë.

Gjithashtu inspektuam dhe verifikuam implementimin e Udhëzimit Administrativ për vendosjen e flamujve që derivon nga Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ne do të vazhdojmë ta mbikëqyrim tregun, duke u fokusuar në mos lejimin e shitjes së produkteve të kontrabanduara. Do të vazhdojmë mbrojtjen e konsumatorit, që secili produkt që shitet në Kosovë të kontrollohet dhe të jetë i sigurt, duke përmbushur standardet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.