HW

Shala: Qeveria Kurti i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk mund të arsyetohet afera korruptive, për të cilën tashmë është ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja se si PDK nuk i dhanë votat për Qeveri Kurti, sepse siç tha Shala, dëmi që i është shkaktuar kjo qeveri vendit është shumë i madh.

UBT

“Kjo është një aferë që e kemi ngritur herët si Parti Demokratike, në kuadër të Parlamentit të Kosovës, e kemi ngritur përmes konferencave të shtypit, i kemi thënë këto fakte dhe argumente dhe në prezencë të kryeministrit në Parlamentin e Kosovës, e kemi sinjalizuar shumë herët publikisht që duhet të ndërpriten këto dukuri dhe këto problematika, dhe fatkeqësisht nuk ka pasur asnjë reagim qeveritar”.“Ky formacion politik është jashtëzakonisht i zhytur tashmë në këto afera. Dhe i vetmi argument ka mbet loja politike, retorika, populizmi. Nuk mund të fshehet, aktakuza është fakt”, tha Shala për KlanKosova.

Ai ndër tjerash tha se nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga niveli më i lartë shtetëror, dhe sipas tij, krejt këto nuk mund të “kamuflohen”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.