Hidromorava

Shala: Plani B i Serbisë, tentimi i nxitjes së konflikt të armatosur në Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala tha se Serbia ka dy plane për ta destabilizuar situatën dhe për të shkaktuar konflikt të armatosur.

Shala tha se “Plani A është konfrontimi brenda komunitetit serb me strukturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, jo vetëm në pjesën veriore por edhe në pjesën e gjashtë komunave tjera pra për ta paraqitur situatën si një veprim të gjithë komunitetit serb ndaj represionit që është duke bërë Qeveria e Kosovës sepse kjo narrativë është kriju nga diplomacia serbe”.

Fundamenti

Sipas tij, nëse ky plan nuk do të ecë atëherë, Serbia si plan B do të jetë ajo që ka potencuar ministri i Mbrojtjes Maqedonci.

“Në pjesën e Kosovës Lindore, dislokimi i tri brigadave nga katër brigade që ka ushtria serbe dhe fortifikimi dhe forcimi me struktura të tjera dhe me pjesë të caktuara ushtarake, është një argument që Serbia do të tentojë që në Kosovën Lindore ta nxisë një konflikt të armatosur duke bërë presione në forma të ndryshme. Këtë e bën për të nxitur reagimin e komunitetit shqiptar, të cilët kryesisht janë nga Kamencia e Gjilani, ku komunitetit shqiptar i Kosovës Lindore është dislokuar dhe janë duke jetuar… Ata do të reagojnë për të mbështetur familjarët në Serbi dhe atëherë Serbia me ndjekjen e ‘terroristëve’ … do ta argumentojë ndërhyrjen në Republikën e Kosovës”, tha Shala, për RTV21.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.