RCCOLA

Shala, pjesë e ekipit të Thaçit në bisedime

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Hashim Thaçi nuk do t’i vazhdojë vetëm bisedimet me serbin Ivica Dacic. Pjesë të negociatave do që t’i bëjë edhe partitë e tjera. Kur bëhet fjalë për negociata, i gatshëm është Blerim Shala.

Burime të portalit Indeksonline kanë marrë vësh se tashmë Shala ka marrë edhe aprovimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që ai të jetë në ekipin e Thaçit.

Një tjetër që po mundohet të marrë mbështetjen e partisë është Lutfi Haziri.

Sipas burimeve të portalit ai fillimisht ka pranuar që të jetë në këtë ekip, por i duhet që fillimisht të bindë LDK-në t’i japë atij aminin.

RCCOLA

Thaçi të premten në mbledhjen e qeverisë ka thënë se në takimin e ardhshëm me Daçiqin temë do të jetë krijimi i një zyre ndërlidhëse në Serbi.

Ndërkaq, mediat serbe gjatë ditës së djeshme kanë raportuar se autonomia e veriut do të jetë tema e ardhshme e bisedimeve.

Negociatat kundërshtohen fuqishëm nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe tashmë edhe një sërë organizatash të shoqërisë civile.