UBT

Shala: Pikë e rëndësishme, nuk kishim fat

/ 1 minutë lexim

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, e komentoi barazimin 1-1 ndaj Ishujve Faroe si të pafat për skuadrën tonë.

26-vjeçari beson se ishte një paraqitje e mirë dhe në fund arritën të marrin një pikë të rëndësishme.

“Është një pikë e rëndësishme, por mund të merrnim tri”, ka thënë Shala në intervistën pas ndeshjes.

“Në pjesën e dytë ulëm ritmin, ata arritën të na bëjnë shumë, ndërsa ne nuk kishim fat në përfundime”.

Hidromorava

“Ishte një paraqitje e mirë, luajtëm bukur si skuadër, por e përsëris se nuk kishim fat në fazën sulmuese”, shtoi për fund Shala.

Pas këtij barazimi Kosova vazhdon e para në Grupin 3 me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani. Ishujt Faroe vazhdojnë me katër pikë, kurse Malta me dy.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është si mysafir i Maltës. /Telegrafi/