FIDANISHTJA

Shala për refuzimin e projektit të gazit: Projektet e rëndësisë strategjike nuk maten me kosto financiare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka folur për refuzimin që Qeveria e Kosovës i ka bërë projektit të gazit i sponsorizuar nga MCC amerikane.

Ai në “Debat Plus” thotë se projekti është i natyrës strategjike dhe sipas tij Kosova nuk do të ishte dashur të fokusohej në aspektin teknik.

“Një projekt i tillë i rëndësisë strategjike nuk mund të matet me koston e tij. Vendet që kanë qëllime strategjike nuk masin kosto të tilla. Ne mendojmë që ajo që bëri Qeveria është gabim i madh. Çështja është se cilat do të jenë pasojat tjera në raport me Amerikën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me tërheqjen e Kosovës nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC) ka thënë se kosto e këtij projekti do të kishte qenë e lartë dhe se Qeveria nuk ka pasur vlerësim të saktë.

ARKATANA

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka folur edhe për zgjedhjet lokale dhe pritjet që ka kjo parti.

Ai në “Debat Plus” thotë se për LDK-në gara kryesore dhe më e vështira do të jetë në Prishtinë.

“Në rrethin e dytë në Prishtinë padyshim se do të jemi në garë me Lëvizjen Vetëvendosjen. Përshtypja ime personale është se në Podujevë kandidati ynë do të fitojë pa balotazh”, deklaroi nënkryetari i LDK-së.

“Rezultati i mirë për LDK-në është numri i kandidatëve tanë që fitojnë garat për kryetarë të komunave. Rezultati politik i LDK-së do të jetë numri i votave që marrin asamblistët. Pasi ajo është lista e pastër politike që votohet nga qytetarët. Pritjet tona janë që të marrim komunat që kemi dhe Prishtinën e Podujevën”, tha ndër të tjera Shala./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.