Eko Higjiena

Shala paralajmëron masa të tjera që ndihmojnë prodhuesit, 12 kompani duan të investojnë

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Taksa ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja nuk do të jetë masa e vetme që Ministria e Tregtisë do të aplikojë, krejt kjo me qëllim të mbrojtjes së prodhuesve vendës.

Ministri Endrit Shala në një intervistë për Ekonomia Online, ka paralajmëruar se Ministria që ai e drejton do t’i propozojë Qeverisë edhe masa të tjera të nevojshme të cilat ndihmojnë ekonominë e vendit dhe prodhuesit.Por Shala thotë se masat e marra do të jenë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare si MSA dhe CEFTA.“Fokusi im është përkrahja e prodhimit vendor, por kjo nuk nënkupton edhe përkrahje në raport edhe me bizneset e tjera dhe me tregtinë në përgjithësi në Kosovë. Ne kemi marrë disa masa deri më tash, si ajo 100 për qind në raport me produktet e Serbisë, pastaj masa për ndalimin e eksportit të drurit”.“…jemi duke bërë analiza edhe të sektorëve tjerë të tregut në Kosovë dhe varësisht prej këtij monitorimi të tregut dhe prej kërkesave të prodhuesve tanë vendorë dhe duke u bazuar në ligjet në fuqi por njëkohësisht edhe duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare të cilat Qeveria e Kosovës, i ka si marrëveshjet e MSA-së dhe CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do i propozon Qeverisë të gjitha masat e nevojshme”.

Shala thotë se 12 kompani janë të interesuar që të investojnë në Kosovë në fusha të ndryshme, pas ndryshimeve të bëra në udhëzimin administrativ.

Shala i tha Ekonomia Online se udhëzimi administrativ i legjislacionit të kaluar ka pasur disa burokraci dhe ka penguar investitorët strategjik të aplikojnë.“Në momentin pasi që kam parë që udhëzimi i kaluar administrativ ka pasë disa burokraci dhe ka pengu investitorët potencialë strategjik që të aplikojnë në kuadër të Ligjit për Investime Strategjike si investitorë strategjik në Republikën e Kosovës, unë i kam marrë disa ndryshime në atë udhëzim administrativ dhe pas hyrjes në fuqi të udhëzimit të ri administrativ, ne deri tash i kemi përmbi 12 të interesuar për investime në fusha dhe sektorë të ndryshëm në Republikën e Kosovës, deri më tash një investitor i cili është në energji të ripërtritshme, energji me erë”.Më 5 shkurt të këtij viti, Qeveria e Kosovës, i dha statusin investitorit të parë strategjik, një kompanie gjermano-kosovare të energjisë së ripërtëritshme “Sowi Kosovo L.L.C”, ku vlera e kapitalit të këtij investimi strategjik është 169,093,575.00 euro, një investim ky i cili sipas ministrit Shala, pritet të jetësohet këtë vit.

Hidromorava

Shala është zgjeruar edhe në kërkesa të reja për investime strategjike, ai thotë se kjo është një mundësi e ndërtimit të zonave ekonomike në territorin e Kosovës.“Unë pres që shumë shpejt brenda këtij viti të fillojë jetësimi i investimit “Sowi Kosova LLC” në Kosovë, i cili është investimi i parë direkt më i madh i huaj që ka ndodhë në Kosovë deri më tash, kemi edhe investitorë të tjerë në energjinë e ripërtritshme po ashtu edhe në sektorin e turizmit, jemi duke e promovuar çdo ditë në shumë vende dhe qytete të Evropës, përmes Ministrisë së Tregtisë, mundësitë për investime në Kosovë, ka investitorë të interesuar, një shumicë e tyre është në sektorin e energjisë së ripërtritshme, unë pres këtu një bashkëpunim më të mirë edhe me zyrën e rregullatorit të energjisë, me qëllim që këtyre investitorëve potencialë të iu ofrojmë të gjitha lehtësirat që ata i kërkojnë, me qëllimin që këta investitorë ti thithim në Republikën e Kosovës”.

Ai ka treguar se ka bërë disa kërkesa të kompani evropian për të investuat në Kosovë, duke sqaruar se MTI-ja është duke krijuar gjithë infrastrukturën e nevojshme, me qëllim që të iu ofrohet kompanive hapësirë për ndërtimin e objekteve të tyre dhe lehtësirat të tjera. “Unë i kam bërë edhe disa kërkesa për kompanitë e mëdha evropiane edhe për mundësitë që ne si Kosovë iu ofrojmë potencialisht atyre, po që se ata do investojnë dhe do i hapin filialet e tyre në territorin e Kosovës, në këtë aspekt jemi duke punuar në ndërtimin e disa zonave ekonomike në tërë territorin e Kosovës, zona këto të cilat MTI është duke krijuar gjithë infrastrukturën e nevojshme, me qëllim që të iu ofrojmë kompanive hapësirë për ndërtimin e objekteve të tyre, fabrikave prodhuese, objekteve të tjera e pastaj me këtë të ndihmojmë edhe me zhvillimin ekonomik të vendit tonë, rritjen e punësimit dhe të tjera”.

MTI-ja ka ndaluar edhe shitjen e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet, ky vendim sipas Shalës ka gjetur zbatim në tërësi dhe se nuk do të lejohet asnjë mall të hyjë në territorin e Kosovës nëse nuk iu referohen vendit me emrin kushtetues.“Vendimi për ndalimin e shitjeve të produkteve të cilat nuk iu referohen Kosovës si shtet, ka gjet zbatim në tërësi nga urdhëresa të cilën e kam lëshuar unë pastaj të njëjtën urdhëresë e kam propozua edhe në Qeveri dhe është tashmë vendim i Qeverisë, asnjë produkt nuk hyn në territorin e Republikës së Kosovës, produkt i cili Kosovës i referohet në kundërshtim me emrin e saj kushtetues, deri në atë kohë në tregun e Republikës së Kosovës, janë futur mallra të cilat vendit tonë iu kanë referuar me emërtime fyese, më nga marrja e urdhëresës sime asnjë mall i cili hyn në tregun e Kosovës, nuk lejohet nëse Kosovës nuk i referohet me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës”. “Udhëzimi administrativ për vendosjen e flamujve edhe ky një udhëzim administrativ që e kam nënshkruar unë, është në vazhdën e përkrahjes së prodhimit vendor dhe edukimit të konsumatorit tonë, mbrojtjes së konsumatorit tonë, me atë se çka po konsumon, është një vendim i cili po implementohet jashtëzakonisht mirë, është një vendim që ka gjet përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Republikës së Kosovës, e kjo do thotë duke e ndihmuar qytetarin e Kosovës, konsumatorin tonë se çfarë produkti është duke blerë”.