UBT

Shala: Paga minimale prej 264 eurove e pamjaftueshme, institucionet duhet të shqetësohen

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se si parti kanë ngritur shqetësimin e tyre shumë më herët sa i përket ligjit të pagës minimale.Ai për Front Online ka deklaruar se nuk pajtohen me pagën minimale prej 264 euro.

“Ne kemi ngrit shqetësimet tona shumë më herët pasi që kjo rritje është e pamjaftueshme dhe nuk jemi pajtuar me këtë pagë që e ka propozuar Qeveria, përkundër asaj që jemi në një situatë krejt të re ekonomike, kemi një shkallë të lartë të inflacionit, ne kemi shprehur mospajtimet tona dhe nuk pajtohemi me këtë pagë minimale çfarë sot realisht e kanë qytetarët e vendit”, është shprehur deputeti Shala.

Fundamenti

Por, pavarësisht kësaj ka deklaruar se janë duke e pritur vendimin e Kushtetueses.E, në rast se Kushtetuesja merr vendim në favor të ligjit, Shala ka thënë se do të shohin nisma të tjera se si të ngritet paga minimale.Sipas tij, institucionet e shtetit duhet të shqetësohen për këtë pagë sidomos në këtë kohë kur ka rritje të inflacionit.

“Definitivisht 264 euro janë të pamjaftueshme dhe ne po presim vendimin e Gjykatës dhe të shohim hapat tjerë apo nismat tjera ligjore apo parlamentare se si t’i përgjigjemi situatës. Por, definitivisht është një alarm që institucionet e shtetit duhet të shqetësoheshin në këtë kohë sidomos pas situatës së krijuar edhe me faturat e energjisë, paga minimale është jashtë çdo konteksti logjik dhe ekonomik”, ka thënë ai.Shala thotë se paga minimale duhet të jetë 450 euro.“Në krahasim me rajonin dhe me gjendjen ekonomike të përgjithshme çdo pagë minimale që mbetet nën 450 euro është jashtë kritereve dhe nuk i plotëson standardet e mbulimit të shpenzimeve të ekonomisë familjare”, ka deklaruar ai