Uji Dea

Shala: Osmanët në fund nuk e penguan pavarësinë, Austria ishte për ruajtjen e tokave shqiptare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Debati i ditëve të fundit në lidhje me rolin e Perandorisë Osmane për shqiptarët, ka nxitur reagime dhe debate të shumta.Në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën publicisti Blerim Shala thotë se Perandoria Osmane nuk e kishte penguar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai ka thënë se nëse i kthehemi historisë, 100 vite të ekzistimit të shtetit shqiptar janë 100 vite të konfliktit të vazhdueshëm shqiptaro-serb.

Eco Higjiena

“Pavarësia e Shqipërisë fillimisht ka filluar si pavarësi nga Perandoria Osmane. Nëse i shihni dokumentet të cilat kanë dalë tash në shesh, kërkesa për pavarësi të Shqipërisë ka përfunduar si kërkesë imediate e Ismail Qemalit për të shpëtuar nga Serbia, dhe jo nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane për më shumë e ka lejuar që të shpallet pavarësia, sipas dokumentacionit të fundit. Ky fakt gjithmonë e ka paracaktuar fatin e shtetit shqiptar, shumë më tepër sesa raportet greko-shqiptare, sepse ne zakonisht i balancojmë këto. Në 1912-tën, kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë, Serbia i ka kontrolluar rreth 70 për qind të territoreve etnike shqiptare. Nikolla Pashiqi në dokumentet interne ka thënë se Shqipëria nuk duhet që të ekzistojë fare si shtet. Austro-Hungaria ka kërkuar diku 42 mijë kilometra katrorë, për shqiptarët (shtetin e tyre), ndërsa kemi përfunduar në 28 mijë kilometra katrorë: ka kërkuar Prishtinën, këta kufijtë e sotëm të Kosovës. Në fund ka thënë: shikoni, ka mbetur Peja, Gjakova, ne s’mund të nxjerrim më shumë për ju. Ky konflikt (shqiptaro-serb) sot ka mbërri në fundin e tij, sepse sot Serbia kontrollon veriun e Kosovës e edhe Luginën e Preshevës, asgjë më tepër. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi telashe ende, por mendoj se duhet të përmbyllet kjo çështje”, ka deklaruar Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.