UBT

Shala: Opozita e bashkuar s’do të ketë jetë të gjatë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësi i proceseve politike, Behxhet Shala, ka thënë se bllokada e krijuar duhet të thyhet dhe procesi duhet të normalizohet.Ai ka thënë për “Epokën e re” se nuk e di pse opozita po refuzon takimin me presidenten Atifete Jahjaga.

Sipas tij, shkuarja e Haradinajt në takim tek presidentja nuk mund të konsiderohet si fillim i përçarjes së opozitës. “Dikush mund të interpretoj se shkuarja në takim e z. Ramush Haradinaj mund të jetë përçarje e opozitës, por unë nuk e shoh si të tillë. Sepse këto janë subjekte të ndara dhe mund të kenë aktivitete të përbashkëta siç kanë pasur deri më tani. Prandaj, ky nuk është fillimi i përçarjes brenda opozitës së bashkuar”, është shprehur Shala.

Uji Dea

Shala ka thënë se opozita e bashkuar nuk do të ketë jetë të gjatë nëse vazhdon me këtë qasje jobashkëpunuese. “Nëse opozita vazhdon të jetë pala refuzuese do t’i bjerë përkrahje edhe ashtu jo e madhe. Po ashtu, nuk do ta ketë jetën e gjatë kjo opozitë e bashkuar nëse vazhdohet me këtë qasje jobashkëpunuese. Sepse edhe refuzimi e ka një kufi deri ku mund të vazhdojë. Mendoj se nuk duhet të ketë refuzim të menjëhershëm për çdo gjë”, ka deklaruar ai.

Shala ka thënë se opozita po luan me një kartë të refuzimit për të shkuar në zgjedhje. “Në këtë mënyrë nuk mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme, sepse mund të krijohet një precedan të cilin mund ta përdorë opozita e ardhshme. Pra, opozita duhet të tregohet më bashkëpunuese”, ka theksuar Shala.