Shala nënshkruan kontratë me gjigantin e proteinave
Mesfushori shqiptar Herolind Shala ka filluar të bëjë famë në Evropë.Anëtari i skuadrës së madhe çeke, Sparta Pragë, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me gjigantin e proteinave ‘Noka Nutrition’.
Shala këtë gjë e ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka postuar një foto me proteinat që ka marrë nga kompania një fjalë.
Nuk bëhet e ditur nga faqja e kompanisë apo faqja e Shalës se sa ka qenë përfitimi nga kjo marrëveshje, por sigurisht ai ka fituar para të majme nga ky gjigant botëror i proteinave, transmeton Telegrafi.
“Nga sot kam arritur marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e proteinave Noka Nutrition. Faleminderit.”, shkroi talenti shqiptar në faqen e tij. /Telegrafi/


