UBT

Shala: Ndërkombëtarët mund ta pengojnë rezolutën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

“Kjo rezolutë mund të stopohet nga bashkësia ndërkombëtare apo mund të lidhet për më vonë. Ju e dini se në Kuvendin e Kosovës, janë miratuar rezoluta të ndryshme, por pastaj janë tërhequr ose pezulluar nga ndërkombëtarët”, ka thënë Shala.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë me dije se pas seancës së 16 prillit Kuvendi pritet ta votojë rezolutën për dënimin e krimeve të kryera nga Serbia, e cila është sponsorizuar nga grupi parlamentar i PDK-së.

Mobi Casa

Por, drejtori ekzekutiv i KMDLNj-së, Behxhet Shala në një intervistë për Epokën e Re dyshon se mund të kalojë kjo rezolutë pasi, sipas tij, faktori ndërkombëtar mund ta stopojë miratimin e saj.

“Kjo rezolutë mund të stopohet nga bashkësia ndërkombëtare apo mund të lidhet për më vonë. Ju e dini se në Kuvendin e Kosovës, janë miratuar rezoluta të ndryshme, por pastaj janë tërhequr ose pezulluar nga ndërkombëtarët”, ka thënë Shala./Indeksonline/