RCCOLA

Shala: Ndërkombëtarët dështuan në gjykimin e kriminelëve të luftës

/ 2 minuta lexim

Kosova është rasti më flagrant ku drejtësia dhunohet për shkak të politikës, ku si rezultat edhe shumë krime të luftës kanë mbetur pa u ndëshkuar, ka thënë kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Bexhet Shala.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Shala ka thënë se kur është fjala për krimet e luftës, të gjithë kanë dashur të merren vetëm me kriminelët e palës tjetër dhe kriminelët e vet i kanë cilësuar si heronj.

Shala nuk beson se Kosova do të mund ta fitonte rastin nëse padit Serbinë për gjenocid, sepse, siç ka thënë ai, nuk është punuar sa duhet për ta dëshmuar një gjë e tillë.

Takimet e fshehta të KFOR-it

Uji Dea

KD: Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta dhe shefi i ushtrisë serbe, Ljubisha Dikoviq, së fundi nënshkruan një marrëveshje në Kosovë, e cila Serbisë ia mundëson shfrytëzimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Por vizita e Dikoviqit ngjalli reagime, për shkak të dyshimeve se ai me njësitet e veta ka kryer krime në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999. Si e komentoni këtë?

Shala: Realisht nuk është kjo vizita e parë e Dikoviqit, pasi ka pasur edhe më herët të tilla, por janë mbajtur në fshehtësi. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, vazhdimisht ka pasur takime qoftë në Prishtinë, Beograd, apo në hotelin në Rudare. Ata kanë koordinuar aktivitetet, ndërsa pala kosovare gjithmonë ka marrë vesh nga mediet. Kur është nënshkruar Marrëveshja e Kumanovës, pala kosovare nuk ka qenë subjekt por objekt i marrëveshjes, prandaj është përjashtuar nga këto takime.

http://koha.net/?id=27&l=86497