FITORJA

Shala mohon të jenë djegur dokumentet në AKM

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-zëvendës drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, Ahmet Shala ka mohuar se në këtë institucion gjatë vitit 2008 janë djegur disa dokumente.

Ai ka thënë se të gjitha dokumentet janë të ruajtura në serverët e Unionit Evropian, raporton Ekonomia Online.

FITORJA

Këto deklarata Shala i ka bërë gjatë raportimit në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me procesin e privatizimit, ku edhe tha se të gjithë të punësuarit në AKM, tash Agjencia Kosovare e Privatizimit, kanë qenë të financuar nga Unioni Evropian.“AKP-ja do të duhej të kërkonte nga Unioni Evropian akses në serverët ku janë të gjitha dokumentacionet dhe nuk besoj që të dhënat janë shkatërruar”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se procesi i privatizimit ka qenë transparent por, nuk ka arritur objektivat e zhvillimit ekonomik.“Procesi i zgjedhjes ka qenë konkurs i hapur, dhe kam pasur nderin që jam zgjedhur unë. Të gjithë të punësuarit që kemi qenë në AKM kanë qenë të financuar nga Unionin Evropian. Unë jam kualifikuar dhe kam punuar edhe si staf ndërkombëtar. Kualifikimi im ka qenë më i lartë se i disa ndërkombëtarëve dhe jam kualifikuar dhe pse me e dëmtuar pagën e Kosovës .Ka qenë pagë ndërkombëtare. Të gjithë proceset e privatizimit janë të kritikuara dhe në rrethanat që ka ekzistuar Kosova në atë kohë dhe modeli i përzgjedhjes iu është përshtatur kushteve dhe si i tillë nuk e ka arrit njërën e objektivave të zhvillimit ekonomik, dhe si proces ka qenë më transparent.”“Falë angazhimit të miqve ndërkombëtar, ne arritëm në vitin 2002 që të fillojë procesi i privatizimit, pastaj mas një viti u ndërpre sepse Serbia i kërcënoi të gjithë anëtarët e AKM-së të asaj kohe”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.